“Takim i Salianjit në Elbasan i organizuar nga krimi”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Berishës: Nuk na detyroi askush, por nëse më bind me fakte, jam gati të…

17/12/2025 17:26

Ish-deputeti i PD, Qani Xhafa, i cili në zgjedhjet e 2025 ishte më i votuari në listat e hapura në Elbasan, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës në lidhje me takimin e mbajtur nga Salianji një ditë më parë.

Berisha u shpreh ndër të tjera se tha se kishte informacione që organizator në hije i këtij takimi ishte Suel Çela, duke paralajmëruar se do të përjashtonte nga partia ish-deputetin Salianji.

Por përkundër kësaj deklarate të Berishës, Xhafa deklaron se në këtë takim ka marrë pjesë me vullnetin dhe dëshirën e tij, i padetyruar nga askush. Ai shton se i është bashkuar takimi në Elbasan pasi e pa të arsyeshme sepse PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 “ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë”.

“Për vetë profesionin që kam si Inxhinier mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës”, shprehet ai.

Xhafa i bën thirrje të gjithë të pranishmëve në këtë takim, që nëse kanë qenë të detyruar nga dikush, të dalin dhe ta deklarojnë.

“Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse s’na njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesëmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00!

Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik,  ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi  ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike!

Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë!

Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim,  të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë!

Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD!

Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës!

Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie!

Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë! Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB