Portieri kuqezi, Maignan: E di që e ardhmja ime është e diskutueshme, por nuk duhet të më shqetësojë
17/12/2025 14:14
Ajo që ka rëndësi është e tashmja, Superkupa e Italisë, trofeu i parë që ky Milan i ri, nën drejtimin e Allegrit, mund të fitojë.
Mendimet e Mike Maignan janë të palëkundura dhe ai nuk mund ta shkëpusë vëmendjen nga e tashmja, nga gjysmëfinalja kundër Napolit.
Me fjalë të tjera, pyetjet rreth të ardhmes së tij, rreth rinovimit të mundshëm të kontratës, mbeten pa përgjigje edhe sot: “Sot,” tha portieri francez në prag të ndeshjes kundër Azzurrëve, ” nuk është koha për të folur për këtë. Duhet të jap gjithçka në fushë dhe vetëm atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë. E di që e ardhmja ime është një temë diskutimi, por kjo nuk duhet të më shqetësojë .”
Top Channel