Britania e Madhe presion Roman Abramovichit: Paratë e fituara nga shitja e Chelsea-t të shkojnë menjëherë për Ukrainën
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Në prag të kësaj mbledhje, deputetët demokratë anëtarë të Këshillit kanë deklaruar se kanë marrë nga zyra e Kuvendit vetëm kërkesën e ardhur nga SPAK, por jo provat e Prokurorisë.
“Për secilin anëtar të Këshillit është e domosdoshme disponimi i mateiralit të plotë, për të arritur në vendimmarrje të bazuar në ligj dhe objektive. Duke mos i vënë në dispozicion anëtarëve materialet e plota, pa na pengoni të ushtrojmë detyrën tonë”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar Kuvendit.
Kërkesa
Materiali që na është vënë në dispozicion, përfshinë vetëm kërkesën për dhënien e autorizimit dhe dy vendime gjyqësore. Ndërkohe, në kërkesë Prokuroria e Posaçme specifikon se i ka vënë në dispozicion Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kuvendit të Shqipërisë, edhe:
1. Prova të administruara në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku mbështetet kërkesa e prokurorisë, gjendet në një USB me mbishkrimin “Verbatim”, me nr. serial YB32G4704013633ATL;
2. Urdhri për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.
Për secilin anëtar të Këshillit është e domosdoshme disponimi i mateiralit të plotë, për të arritur në vendimmarrje të bazuar në ligj dhe objektive. Duke mos i vënë në dispozicion anëtarëve materialet e plota, pa na pengoni të ushtrojmë detyrën tonë.
Lutem zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe përcillni materialin e plotë të ardhur nga Prokuroria, sepse nuk e kane sjellë për Kryetarin e Kuvendit, por për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Top Channel