Ka përdorur 9 lojtarë të pavlefshëm, FIFA mund të përjashtojë nga Botërori përfaqësuesen që luan në play-off
Mes shumë diskutimesh dhe risish që ka Botërori i 2026-s, mes të cilave është numri më i madh i skuadrave pjesëmarrëse, ku do të jenë 48 ekipe, apo zhvillimi në tre shtete paralelisht, SHBA, Kanada dhe Meksikë, ajo që diskutohet më së tepërmi janë çmimet e biletave për të ndjekur këto ndeshje, ku sipas tifozëve të cilët shpesh kanë protestuar, janë disa fishmë shtrenjtë se në Botërorin e Katarit.
Shqipëria ende nuk është e sigurtë për të marrë pjesë apo jo në finalet e këtij Botërori pasi do t’i duhet të luaj më 26 mars ndeshjen e parë të Play-Off-it ndaj Polonisë, megjithatë në shortin e hedhur më 5 dhjetor për fazat e grupeve të finaleve të Botërorit, ne jemi të renditura si Play-Off-i B në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse do të marrim të mirëqënë realizim e ëndrrës sonë, ja sa do t’i kushtojë një tifozi shqiptarë për të ndjekur të treja ndeshjet e grupit. Në bazë të çmimeve reale të FIFA-s, që Top Channel ka siguruar, për secilën nga tre ndeshjet janë në dispozicion dy kategori biletash. Kështu për ndeshjen e parë atë ndaj Tunizisë në Monterrey të Meksikës, bileta e Kategorisë së Parë do të kushtojë 450 dollarë dhe e Kategorisë së Dytë 380 dollarë.

Për ndeshjen e dytë, atë ndaj Holandës, që luhet në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bileta e Kategorisë së Parë kushtojnë 600 dollarë, ndërsa të Kategorisë së Dytë 430 dollarë.

Dhe ndeshja e tretë me Japoninë zhvillohetnë Dallas po të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bileta e Kategorisë së Parë kushton 500 dollarë dhe e Kategorisë së Dytë 400 dollarë.

Pra me fjalë të tjera, duke mos llogaritur biletat e avionit që janë në rritje të shpejtë, çmimet e hoteleve po ashtu apo parkingu i makinës që siguron FIFA me rreth 70 dollarë ora, për të ndjekur Kuqezinjtë, nëse ata do të kenë shansin të jenë atje, në variantin e Kategorisë së parë, do të kushtojë 1550 dollarë, ndërsa varianti më i lirë 1210 dollarë. Dhe këto janë çmimet zyrtare, jo të agjencive apo të rishitësve online, por së pari na duhet të fitojmë Play-Off-in për të qenë atje dhe më pas të mendojmë për paratë, pasi ka tifozë të cilët kanë ekipet e tyre, por SHBA-ja nuk i lejon për shkak të politikës për të qenë atje, pa u diskutuar fare çështja e biletës.
Top Channel