Vajza 9-vjeçare u gjend e vdekur në shtëpi, policia vë në pranga një adoleshent, dyshohet se…

16/12/2025 17:52

Një vajzë nëntëvjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Angli, ndërsa shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta, ndërsa policia njofton se ka arrestuar një adoleshent nën dyshimet se mund të jetë i përfshirë në vrasje.

Sipas ‘The Sun’, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza nuk arriti të mbijetonte.

Policia njoftoi se një djalë adoleshent u arrestua me dyshimin për vrasje në zonën Worle, aty pranë, vetëm disa minuta më vonë. Sipas tyre, adoleshenti po mbahet në paraburgim ndërsa hetimet vijojnë.

“Është e pamundur të shprehim me fjalë dhimbjen dhe ankthin që familja po përjeton në këto momente”, u shpreh policia.

Sipas autoriteteve, një hetim penal është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Procesi formal i identifikimit nuk ka përfunduar ende dhe do të kryhet edhe një ekzaminim pas vdekjes.

“Nga respekti për familjen, u bëjmë thirrje njerëzve të mos spekulojnë mbi rrethanat apo identitetet e personave të përfshirë, pasi kjo vetëm sa do të shtonte dhimbjen e tyre,” theksuan ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB