Policja jashtë detyrës shpëton burrin që bie mbi shinat e metrosë së Barcelonës, shihni videon

16/12/2025 19:29

Reflekset e shpejta të një oficereje policie jashtë detyrës shpëtuan një burrë që ra mbi shinat e metrosë së Barcelonës pasi vuri re se ai nuk ishte mirë dhe i vëzhgoi me diskrecion lëvizjet e tij.

Sipas mediave spanjolle, incidenti ndodhi muajin e kaluar në stacionin Espanya në Linjën 3 të Metrosë, ku gruaja e pa burrin duke ecur i paqëndrueshëm në platformë. Pa ja ndarë sytë, ajo menjëherë njoftoi shërbimet e emergjencës.

Siç shihet në videon nga kamerat e sigurisë së stacionit, burri i afrohet rrezikshëm skajit të platformës, pengohet dhe në fund humbet ekuilibrin, duke rënë mbi shina. Oficerja e policisë reagoi menjëherë sapo vuri re rënien, duke nxituar në vendngjarje.

Me ndihmën e qytetarëve të tjerë, ajo arriti ta nxirrte burrin nga shinat, i cili u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB