Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë
Pamje tronditëse nga një kamera makine tregojnë momentin kur një çift i moshuar përpiqet të ndalë një nga sulmuesit gjatë sulmit terrorist në Bondi Beach, Australi.
Boris Gurman, 69 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Sofia, 61 vjeç, humbën jetën pasi tentuan të çarmatosnin autorin për të mbrojtur të tjerët.
Në video shihet Boris Gurman duke u përleshur me një nga sulmuesit dhe duke i marrë armën nga duart. Të dy bien në rrugë, ndërsa Gurman ngrihet sërish dhe tenton ta godasë agresorin me armë. Dyshohet se sulmuesi më pas ka marrë një armë tjetër, me të cilën ka qëlluar për vdekje çiftin.
Familja e viktimave tha se, pavarësisht dhimbjes së madhe, ndihet krenare për guximin e tyre. “Boris dhe Sofia vepruan instinktivisht për të ndihmuar të tjerët. Kjo ishte ajo që ata ishin,” thuhet në deklaratë.
Çifti, që ishte i besimit hebre dhe kishte qenë i martuar prej 34 vitesh, ishin dy viktimat e para të sulmit të ndodhur gjatë festimeve të Hanukkah. Dëshmitarët e kanë përshkruar Boris Gurman si “hero”, duke theksuar se ai nuk u largua, por u përball drejtpërdrejt me rrezikun.
Sulmi terrorist në Bondi Beach i mori jetën të paktën 15 personave, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, një rabin me origjinë britanike, një ish-polic dhe një i mbijetuar i Holokaustit. Mosha e viktimave varion nga 10 deri në 87 vjeç.
Ndërkohë, 22 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital, nëntë prej tyre në gjendje kritike. Policia australiane e ka cilësuar sulmin si akt terrorist me shënjestër komunitetin hebre.
Hero tjetër i sulmit është edhe Ahmed Al-Ahmed, 43 vjeç, i cili gjithashtu u përlesh me një nga sulmuesit dhe u qëllua disa herë. Ai ndodhet në spital pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa familja e tij ka bërë të ditur se veproi i shtyrë nga ndërgjegjja dhe humanizmi.
Top Channel