Fabregas viktimë e sulmeve fyese dhe rraciste nga tifozët senegalez, debati me trajnerin e Senegalit për lojtarin e Como-s kalon kufijtë
Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur problemin me kyçin e këmbës së majtë, i cili e ka shqetësuar që prej muajit nëntor.
Klubi i Interit ka konfirmuar zyrtarisht se pasditen e së martës, më 16 dhjetor, anësori holandez është operuar në Londër, ku ndërhyrja ka pasur si qëllim stabilizimin e kyçit të këmbës.
Sipas deklaratës së klubit zikaltër, Dumfries do të ndjekë një program rehabilitimi gjatë javëve në vijim, ndërsa koha e rikuperimit mbetet ende e paqartë. Megjithatë, parashikohet që mungesa e tij të zgjasë jo më pak se dy deri në tre muaj.
Mungesa e gjatë e Dumfries pritet të ndikojë në planet e Interit për pjesën e mbetur të sezonit, duke shtyrë drejtuesit e klubit që të rikthehen në tregun e transferimeve gjatë afatit të janarit. Objektivi kryesor do të jetë afrimi i një mbrojtësi të djathtë, për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i anësorit holandez.
Interi pritet të vlerësojë disa alternativa në javët në vijim, ndërsa stafi teknik do të monitorojë nga afër procesin e rikuperimit të Dumfries.
Top Channel