Emri/ U fut në det, gjendet i pa jetë 89-vjeçari në Lungomare të Vlorës
16/12/2025 08:15
Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, personi është parë nga qytetarë e Vlorës teksa ishte futur në det, dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.
Identiteti i viktimës është Shezai Hoxha rreth 89-vjeç, i cili vuante nga skleroza.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Top Channel