Mbrojtësi portugez Joao Cancelo u bë viral në rrjetet sociale pas një videoje ku dukej sikur përfshihej në një përplasje me një tifoz, i cili po e filmonte pa lejen e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë një fluturimi në Doha, ku Cancelo udhëtonte së bashku me shokët e skuadrës së Al-Hilal. Në pamje, futbollisti shihet teksa i afrohet personit me kamerë dhe i kërkon me ton të ashpër të ndalojë filmimin, duke shfaqur edhe shenja nervozizmi dhe duke ngritur grushtin.

Pas një shkëmbimi të fortë fjalësh në portugalisht, Cancelo i largon kamerën nga fytyra personit që po filmonte, çka ndezi reagime të shumta në rrjet.

Megjithatë, informacione të mëvonshme nga vendngjarja zbuluan se incidenti nuk ishte real. Videoja rezultoi të ishte një shaka e organizuar nga shoku i tij i skuadrës te Al-Hilal, Ali Al-Bulaihi.

Sipas burimeve, gjithçka ishte pjesë e një prank-u mes lojtarëve, për të përcjellë emocionin dhe tensionin që futbolli krijon edhe jashtë fushës dhe stadiumeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB