Çudira nga Serie A, Pioli mund të rikthehet në stolin e klubit që sapo e shkarkoi
Reagimi i tregjeve financiare ndaj vendimit të Exor për të refuzuar ofertën e Tether ishte i menjëhershëm dhe i fortë. Tregu i aksioneve e priti me entuziazëm zgjedhjen e John Elkann, duke sinjalizuar besim të lartë te strategjia dhe menaxhimi aktual i klubit bardhezi.
Aksionet e Juventusit hapën seancën e sotme tregtare në rritje të fortë, duke shënuar një kërcim dyshifror prej 11.67% pak para orës 10:00, një tregues i qartë i mbështetjes së investitorëve për Exor. Ky zhvillim sugjeron gjithashtu se tregu po e konsideron vlerësimin e Juventusit në përputhje me shifrën e përcaktuar nga Paolo Ardoino, CEO i Tether.
Sipas analistëve, rritja e fortë e aksioneve mund të shpjegohet nga tre faktorë kryesorë. Së pari, besimi në aftësinë e Exor për të drejtuar klubin jo vetëm në të tashmen, por edhe në perspektivë afatgjatë. Së dyti, vlerësimi i aksioneve të Juventusit nga Tether, i llogaritur rreth 2.60 euro për aksion, nivel të cilit po i afrohet tregu pas rihapjes së sotme. Së fundmi, investitorët duket se po parashikojnë një përshkallëzim të situatës.
Në këtë kontekst, nuk përjashtohet mundësia që kompania e kriptomonedhave të përgatisë një ofertë të re, më të fuqishme financiarisht, për të ngushtuar hendekun mes vlerës aktuale të tregut dhe vlerësimit të saj. Një lëvizje e tillë do të synonte vënien e Exor nën presion me një propozim të vështirë për t’u refuzuar, duke hapur një kapitull të ri në betejën për kontrollin dhe të ardhmen e Juventusit.
Top Channel