E trishtë, mbrojtësi Italian njofton humbjen e foshnjes…ndërkohë që bashkëshortja ishte 5 muajshe shtatzënë
Bardhezinjtë dhe Zikaltrit kanë 14 golashënues të ndryshëm deri më tani, parizienët janë më të mirët me 19.
Golden State Warriors kanë ndërtuar një dinasti që për vite me radhë i ka gjunjëzuar kundërshtarët bazuar në një filozofi të thjeshtë: “Forca në numër”, apo ndryshe do të thotë thjesht forca e ekipit. Një koncept që tani mund të zbatohet në futboll. Ndeshjet janë gjithnjë e më të shpeshta dhe, për të ruajtur performancën e nivelit të lartë, alternativat ndaj formacionit titullar po bëhen thelbësore.
Interi e di mirë këtë, pasi pagoi shtrenjtë sezonin e kaluar për yjet e tij, të cilët mbërritën të rraskapitur në momentin vendimtar. Sot, muzika ka ndryshuar te Zikaltrit, nga Pio Espoisto te Ange-Yoan Bonny, nëpërmjet Petar Suçiç, rezervat, ose të ashtuquajturat rezerva, tani po kontribuojnë në kauzë. Ky kontribut reflektohet edhe në shifra: këtë sezon, në të gjitha garat, Interi ka pasur 14 lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar. Një numër që vetëm Juventusi e ka arritur në Itali dhe pak në Evropë. Milani, për shembull, me dy gola të Davide Bartesaghit, ka arritur në 13, ndërsa Napoli ka “vetëm” 10.
Në 5 ligat kryesore, jo shumë klube i kanë këto shifra. Barcelona dhe Reali i Madridit, për shembull, ndalen në 11 dhe 12 përkatësisht. Skuadra më e spikatur në Spanjë është Ateltico Madridi i Simeones me 15. Fuqitë si City, Arsenal dhe Bayern Munich nuk e thyejnë shifrën e 13 lojtarëve që shënojnë. Por në Premier League, ka edhe nga ata që kanë bërë më mirë: Chelsea i Enzo Marescas ka 17 golashënues të ndryshëm, por ka luajtur dy ndeshje më shumë se Zikaltrit dhe Juventusi (24 kundër 22).
Në këtë kuptim, të dhënat e Brighton janë mbresëlënëse: në vetëm 19 ndeshje të luajtura, ata kanë pasur të njëjtin numër lojtarësh në listën e golashënuesve si Blut e Londrës (17). PSG është në fronin e kësaj statistike të veçantë. Luis Enrique, gjithashtu për shkak të shumë lëndimeve, është dashur të përfshijë shumë lojtarë të ndryshëm, përfshirë lojtarë të ekipit të të rinjve që kanë dhënë përgjigje të shkëlqyera: nga Mbaye dhe Mayulu te Quentin Ndjantou Mbitcha. Rezultati është se në gjysmën e sezonit, parizienët mund të krenohen me 19 golashënues të ndryshëm, një rekord midis 5 ligave më të mira evropiane. Një numër i pabesueshëm që pasqyron plotësisht filozofinë e një klubi që, për të fituar gjithçka, është çliruar nga yjet e tij më të ndritshëm (Mbappé, Messi dhe Neymar) duke preferuar kolektivin ndaj individit. Ja ku jemi përsëri: forca në numra.
Top Channel