“Kishte arrogancë në deklaratën e BKH-së”, gazetari në ‘Top Story’: S’mund të pyesin oficerët a është e sigurt kryeministria

15/12/2025 21:54

I ftuar në mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, gazetari Arbër Hitaj komentoi situatën mes oficerëve të BKH-së në kryeministri.

Hitaj tha se qëndrimi i Ramës ndaj situatës me oficerët e BKH-së është mesazh për organet hetuese që të mos tejkalojnë kompetencat e tyre.

Ai shtoi se në deklaratën e BKH-së kishte arrogancë sepse sipas tij oficerët e BKH-së nuk mund të shkojnë në kryeministri dhe të kërkojnë llogari.

“Që ka një raport të tensionuar mes Këshillit të Ministrave, Ramës dhe pjesës hetuese të drejtësisë është e dukshme. Që nga qëndrimi që pati Rama me çështjen Veliaj. Mendoj që është një lloj mesazhi që Rama që i jep drejtësisë, që iu thotë: Nuk mund të tejkaloni kompetencat tuaja, mund të hetoni, por jo të futeni në kompetenca që nuk iu takojnë.

Rama ka patur këto ditë ton kritik ndoshta edhe pak arrogant ndaj drejtësisë, por ka patur arrogancë edhe në deklaratën e BKH-së. Nuk mund të shkojnë të pyesin oficerët e BKH-së a ka kamera apo masat e tjera të kryeministrisë, sepse është e ditur që kryeministria është e sigurt. Si mund të bëjë ligjin në kryeministri një oficer i BKH-së”, u shpreh Hitaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB