Në një situatë alarmante sa i përket të rinjve në vendin tonë, ku adoleshentët gjithmonë e më tepër po përfshihen në dhunë deri me humbje jete, të gjithë mundohen të kërkojnë një alternativë për të mbrojtur fëmijët nga kjo situatë terrorizuese për prindërit dhe ata vetë.

Një prej zgjidhjeve më të mira padyshim janë aktivitetet e ndryshme sportive.

Kështu klubi sportive I shahut të Tiranës mblodhi këtë fundjavë rreth 120 fëmijë nga mosha 9 vjeç dhe deri 15-të për të sfiduar njëri-tjetrin në atë që quhet, loja e inteligjencës dhe zhvillimit mendor, shah. Aktivitete që ngjallin shpresë për në këto kohëra aspak të mira dhe duken si një dritë në fund të tunelit ku shpesh gjenden adoleshentët shqiptarë.

Në fund disa prej fëmijëve morën medaljet e fituesit dhe dritën jeshile për të marrë pjesë në kampionatin kombëtarë të shahut për moshat e tyre, por më tepër se klasifikimi, sporti mbete sërish një alternativë ideale për zhvillimin e shëndetshëm dhe larg të përditshmes stresuese për adoleshentët e rinj dhe prindërit e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB