Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën
Tensione dhe përplasje u regjistruan në Xhenova përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit.
Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris” (Marassi), ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër.
Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve të transmetuesit lokal Telenord, gjatë kaosit u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e incidenteve, pati bllokime të përkohshme të lëvizjes dhe masa të shtuara sigurie në zonën përreth stadiumit, në përpjekje për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e tifozëve.
Tensione e scontri fuori dal Ferraris prima di #GenoaInter pic.twitter.com/R8AtGjrNPk
— Daniele Vitiello (@DanViti) December 14, 2025
Top Channel