Një aeroplan me një motor u rrëzua gjatë një uljeje emergjente në Neckarauer Straße në Mannheim, Gjermani.

Sipas gazetës “Mannheimer Morgen”, gjatë uljes, aeroplani kaloi midis dy makinave të parkuara dhe u ndal në mes të rrugës, duke pësuar dëme të rënda materiale. Aeroplani me një motor mbante tre persona, dy burra dhe një grua. Piloti 23-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një burrë 37-vjeçar dhe shoqëruesi 23-vjeçar i pilotit, pësuan lëndime të lehta.

Të tre arritën të dilnin vetë nga aeroplani dhe u dërguan në spitalet e zonës. Siç mund të shihet në videot që qarkullojnë në mediat sociale, aeroplani u shkatërrua pothuajse plotësisht, ndërsa forca nga Departamenti i Zjarrfikësve, Policia dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e aksidentit, duke u përpjekur të siguronin zonën.

Sipas Policisë, po shqyrtohet mundësia e defektit të motorit në aeroplan si një shkak i mundshëm për uljen e detyruar.
Policia vlerëson dëmin e shkaktuar në aeroplan në 400,000 euro, ndërsa aeroplani u tërhoq nga rruga.
Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta