Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën
Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi vdekjeprurës në Sydney të Australisë, ku mes tyre raportohet të jetë edhe një fëmijë.
Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. Ndërsa të shtënat vazhduan, një burrë i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë përdori automjetet e parkuara si mbulesë, duke u zhvendosur me kujdes në parkingun e makinave.
Kur iu afrua në një distancë të afërt, shtetasi u sul drejt personit të armatosur, e rrëzoi përtokë dhe u përfshi në një përleshje fizike me të, derisa arriti t’ia rrëmbente armën dhe ta paralizonte. Më pas, duke e drejtuar armën drejt autorit të krimit, e detyroi të tërhiqej drejt një ure fqinje, ku dyshohet se ndodhej një bashkëpunëtor i dytë.
Sipas ‘BBC’, Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, thotë se ka qenë “një ditë shumë e trishtueshme” për të gjithë ndihmësit e parë “të cilëve iu desh të përballeshin me rrezikun kur shumë njerëz po iknin”.
Ai thotë se shërbimet e emergjencës kishin ndërmarrë një operacion masiv në përgjigje të të shtënave.
“Kishim situata ku policia drejtonte ambulanca në mënyrë që më shumë njerëz në pjesën e pasme të mund të merrnin kujdesin që u nevojitej”, deklaroi ai.
Top Channel