Renditja/ Egnatia ndjek Elbasanin kryesues, Vllaznia rrezikon “Final 4”. Si paraqitet situata pas javës së 16-të në Superiore

14/12/2025 21:25

Supersfida mes Dinamos dhe Egnatias uli siparin e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, një raund që duket se ka nisur të qartësojë garën për kreun.

Pas kësaj jave, Elbasani dhe Egnatia po shfaqin gjithnjë e më shumë ritmin e skuadrave pretendente, duke nisur shkëputjen nga rivalët e tjerë.

Verdheblutë e drejtuar nga Gvozdenoviç kryesojnë renditjen me 32 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi të Egnatias. Ndërkohë, Dinamo, pas humbjes së pësuar në këtë javë, ka parë të zgjerohet diferenca me kryesuesit në minus gjashtë pikë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Vllaznia, e cila u ndal nga Bylisi në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi.

Gara për një vend në “Final 4” mbetet e hapur edhe për Teutën dhe Partizanin. Durrsakët janë vetëm dy pikë larg vendit të katërt, ndërsa të kuqtë e drejtuar nga Kërnaja ndodhen tre pikë pas.

Sa i përket mbijetesës, lufta pritet të jetë e fortë dhe pa kompromis, me Vorën, Bylisin, Flamurtarin dhe Tiranën që do të rivalizojnë deri në fund për të shmangur zonën e rrezikut.

REZULTATET:

E shtunë (13/12/2025)

Partizani 2-1 Flamurtari

Vora 0-1 AF Elbasani

Teuta 1-1 Tirana

E diel (14/12/2025)

Vllaznia 1-1 Bylis

Dinamo 1-2 Egnatia

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta