Golat spekakolar të Ernest Muçit mahnisin Turqinë, sekretari i federatës i dorëzon vlerësimin: Goli me i bukur i nëntorit
Real Sociedad është bërë klubi i tretë i La Ligës këtë sezon që shkarkon trajnerin, me Sergio Francisco që është shkarkuar nga pozicioni i tij vetëm pas pesë muajsh në krye të ekipit.
Humbja zhgënjyese 2-1 në shtëpi ndaj Gironas të premten sinjalizoi fundin e kohës së Franciscos në krye të ekipit. Real Sociedat me sa duket e mori vendimin që ditën e ndeshjes, por e zyrtarizoi të dielën me një deklaratë zyrtare.
“Real Sociedad ka vendosur, duke filluar nga sot, të shkarkojë Sergio Franciscon nga detyrat e tij, i cili nuk do të vazhdojë në krye të ekipit të parë. Ndihmëstrajneri, Iosu Rivas, gjithashtu nuk do të vazhdojë në pozicionin e tij.”
Real Sociedad shkarkoi trajnerin Sergio Francisco pas humbjes së të premtes në shtëpi ndaj Gironas. Jon Ansotegi është emëruar përkohësisht si trajner i ekipit të parë. Sipas Marca-s, Thiago Motta, ende nën kontratë me Juventusin, është ndër kandidatët e mundshëm. Një tjetër emër i lidhur me këtë pozicion është amerikani Pellegrino Matarazzo.
Top Channel