553 ditë pas paraqitjes së tij të fundit, Arek Milik u rikthye në stërvitje në Continassa me pjesën tjetër të skuadrës.

Problemi i gjatë i sulmuesit të Juventusit filloi në qershor 2005 me një dëmtim të meniskut dhe vazhdoi me mikrofraktura muskulore dhe një aksident në palestër.

Pas shumë muajsh larg fushës, lojtari u rikthye në fushë për të bërë disa ushtrime të njëjtat me shokët e tij të ekipit. Ende nuk dihet se kur do të jetë në gjendje optimale për t’u rikthyer në fushën e blertë, megjithatë fakti që është rikthyer në stërvitje bashkë me grupin, tregon një shenjë të mirë se gjendja e tij fizike tashmë është në rikuperim e sipër dhe si rrjedhojë pritet që shumë shpejtë të jetë në gjendje edhe të japë kontributin e tij për ekipin.

Nga ana tjetër dihet se mungesa kaq e gjatë përveç gjendjes fizike, sjell edhe probleme të mëdha me ritmin dhe ambientimin me lojën, për këtë arsye nuk pritet që rikthimi i polakut të jetë në maksimumin apo ditën e tij më të mira.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta