Mesfushori anglez me përvojë hapi serinë e golave kundër Leeds dhe i bëri homazh ish-shokut të tij të ndjerë të skuadrës nga koha kur ishte kapiten te Liverpooli.

Jordan Henderson e kishte harruar gëzimin e shënimit të një goli në Premier League. Megjithatë, ajo që nuk e harroi ishte mendimi për të nderuar kujtimin e mikut të tij të ndjerë. Mesfushori 35-vjeçar, pas një periudhe të pafat në Arabinë Saudite dhe Ajax, u rikthye në Angli për t’u bashkuar me Brentford verën e kaluar.

“Bletët” pritën sot Leedsin me Hendersonin që hapi rezultatin. Ai u ul në bar dhe… imitoi festimin e të ndjerit Diogo Jota (sikur luante PlayStation).

“Do ta kujtojmë përgjithmonë, ishte një mik i mirë. Nuk do të shënoj shumë gola, kështu që mendova se kur ta bëj do t’ia dedikoj atij”, shpjegoi ai pas përfundimit të ndeshjes, me Leeds, që gjithësesi në fund rezultati u barazua.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta