Golat spekakolar të Ernest Muçit mahnisin Turqinë, sekretari i federatës i dorëzon vlerësimin: Goli me i bukur i nëntorit
14/12/2025 22:43
Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit.
Sekretari i përgjithshëm i Federates Turke, Sami Karaman i dorëzoi sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Ernest Muçit çmimin e tij para ndeshjes me Beşiktaş, ku talenti shqiptar sërish realizoi një tjetër supergol. Ai shënoi një tjetër gol mjaft të bukur përballë ish-skuadrës së tij Beşiktaş në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3.
Kur ndeshja ishte 0-2, sulmuesi kuqezi arriti të tregojë talentin e tij në fushën e lojës për të rihapur ndeshjen dhe në fund të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.
Top Channel