Arbër Hoxha është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Dinamo Zagreb fitoi në transfertë përballë Salven Belupo me shifrat e thella 2-5.

Ishte pikërisht Hoxha, ai që asistoi në golin e 5-të për të tijët. Një e majtë perfekte nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, me topin që u dërgua në rrjetë nga Bejlo.

Kujtojmë se ky është asisti i 4-t sezonal për shqiptarin. Ndërkohë që Hoxha ka shënuar edhe 6 gola të tjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta