Salah u emocionua përballë tribunave të Anfield, në përfundim të ndeshjes së rikthimit…dukej lamtumirë
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull, me “Topçinjtë” që fituan vetëm në fund përballë Wolverhampton me rezultatin 2-1.
Sfida e luajtur në “Emirates” nuk ishte aq e lehtë sa dukej për të besuarit e Artetës, të cilët vuajtën deri në fund.
Goli i parë erdhi në minutën e 70’, kur Saka hodhi një krosim nga këndorja që shkoi drejt portës dhe u devijua nga portieri Johnstone për të përfunduar në rrjetë.
Por “Topçinjtë” u shtangën në minutën e 90’, kur Arokodare devijoi një top me kokë për të rikthyer baraspeshën, e cila nuk zgjati shumë.
Pas katër minutash, Yerson Mosquera shënoi në portën e tij, duke i dhënë tri pikë ekipit të Artetës.
Kështu, Arsenal do të qëndrojë në krye të Premier League, të paktën edhe një javë, pasi numëron 36 pikë. Sa i përket Wolves, duket se “Ujqërit” e kanë prerë biletën për në Championship, pasi në 16 javë kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.
Top Channel