Gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, arrestohen tre të rinj Demokrati Ervin Salianji, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD, është shprehur për gazetarët se rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë
Ai theksoi se aktiviteti i ditëve të ardhshme duhet të fokusohet në mobilizimin e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre përmes protestave të strukturuara. Salianji shtoi se shpreson që ky të jetë dhe vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë‘-shprehet Salianji.
Top Channel