Nuk ka fitues në Durrës, Tirana e vendit të fundit frenon Teutën të ngjitet në “Top 4”
Janë luajtur këtë të shtunë tre ndeshjet e para të javës së 16-të, ku nuk pati shumë surpriza.
AF Elbasani ruan vendin e parë me 32 pikë, pas fitores në frymën e fundit kundër Vorës në transfertë.
Partizani nga ana tjetër vijon të qëndrojë në vendin e 6-të, por është afruar akoma dhe më shumë me “Final 4”, kjo pas fitores 2-1 kundër Flamurtarit, me vlonjatët që ndodhen në vendin e parafundit me 13 pikë.
Në fund vijon të jetë ende Tirana, që barazoi me Teutën në transfertë me rezultatin 1-1, duke frenuar në një farë mënyre durrasakët që të ngjiten të katërtit.
Dy takimet e tjera, Vllaznia-Bylis dhe Dinamo-Egnatia do të luhen të dielën.
REZULTATET:
E shtunë (13.12.2025)
Vora 0-1 AF Elbasani
Partizani 2-1 Flamurtari
Teuta 1-1 Tirana
E diel (14.12.2025)
Vllaznia – Bylis 16:30
Dinamo – Egnatia 19:00
RENDITJA:

Top Channel