Premier League/ Liverpool-i lë pas makthin, “Reds”-at mundin Brighton-in, rikthehet te fitorja edhe Chelsea
13/12/2025 17:59
Në Premier League janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 16-të, ku në fushë zbritën Chelsea dhe Liverpool.
“Blutë” e Londrës arritën të riktheheshin te fitorja, duke mundur me rezultatin 2-0 Everton. Palmer dhe Malo Gusto ishin ata që ndihmuan ekipin e Marescës të merrnin tre pikët dhe të riktheheshin në “Top 4”.
Një fitore të rëndësishme e mori edhe Liverpool. “Reds”-at mundën Brighton 2-0 falë dy golave të Ekitike. Në fushë u rikthye edhe Salah, i cili u fut në minutën e 26’ të takimit. Kjo është fitorja e dytë radhazi për “Reds”-at në të gjitha kompeticionet, të cilët ngjiten në vendin e 6-të me 26 pikë.
REZULTATET:
CHELSEA 2-0 EVRTON
Palmer 21’, Gusto 45+1’
LIVERPOOL 2-0 BRIGHTON
Ekitike 1’, 60’
Top Channel