Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, me barazimin 1-1.

Takimi i luajtur në Durrës nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 4’ me anë të Ndong.

Barazimi erdhi falë një 11-metërshi, me Beshirajn që riktheu baraspeshën.

Durrsakët tentuan disa herë të përmbysnin rezultatin, por pa sukses, me ekipet që duhet të mjaftohen me një pikë.

Kështu Teuta rimerr sërish vendin e pestë me 24 pikë, por pa mundur të parakalojë Vllazninë, ndërsa Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me 8 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 1-1 TIRANA

Beshiraj 31’ / Ndong 4’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta