Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare është larguar nga vendi këto dekada për shkollim, punë apo jetesë më të mirë.
Por gjithmonë e mbajnë kokën pas për familjet në Shqipëri duke i ndihmuar me para. Remitancat në 9 muaj arritën në 817 milionë euro, një rritje me 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa tremujori i tretë korrik-shtator solli dhe prurjet më të mëdha.(grafik)
“Së pari është një shifër e lartë që vjen duke u rritur dhe vit pas viti kjo do të thotë që ka nevojë shumë të madhe tregu i brendshëm për të përthithur të ardhura për të përballuar shpebzimet e tyre. Kur flasim për nevojat bazike është ai 40% i të ardhurave që shpenzohet për produkte ushqimore nuk flasim për argëtim dhe as për restorante”- shprehet Teuta Nunaj, eksperte ekonomie.
Një rënie e ndjeshjme e euros sidomos në periudha festive i zhvlerëson edhe më tej paratë që emigrantët dërgojnë pranë familjeve të tyre. Këtë javë euro shënoi dhe rënien më të ndjeshme duke arritur minimumin historik prej 96.51 lekësh sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ndërsa në pikat e këmbimit valuator shkëmbehet edhe për më pak lekë. (grafik)
“Nëse mbledhim 8 vitet e fundit vlera totale e rekitancave ëhstë e barabartë me atë që njihet si shpenzimet e buxhetit për vitin 2026. Ne kemi nivele të larta të informalitetit të parasë euro në qarkullim jashtë sistemit bankar, po ashtu dhe të parasë euro që qarkullon në tregun shqiptar si dhe të turizmit dhe të remitancave duke e bërs tregun shqiptad të mbingopur.”
1 miliardë euro u dërguan në total nga emigrantët në 2024 ndërsa kjo vlerë pritet të kapërcehet deri në fund të vitit aktual.
Top Channel