Partizani ka marrë fitoren e tretë radhazi, me “Demat” që triumfuan në javën e 16-të kundqër Flamurtari.

Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” ishte e luftuar, por të parët që shënuan ishin të kuqtë me Isgandarlin në minutën e 33’.

Në minutën e 70’, Herald Marku riktheu baraspeshën duke shënuar ga pika e bardhë e penalltisë.

Pesë minuta nga fundi, Skuka riktheu sërish festën në stolin e të kuqve.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 23 pikë, dy më pak se Vllaznia që ndodhet në zonën e “Final 4”.

REZULTATI:

Partizani 2-1 Flamurtari

Isgandarli 33’, Skuka 85’ / H. Marku (P) 70’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta