Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë së PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave se ka lobuar në grupin parlamentar të demokratëve për kandidaturën e Endrit Shabanit.
Elda Hoti dhe Blendi Himçi u shprehën në mbledhjen e kryesisë se u është kërkuar nga ish deputeti të firmosnin për Shabanin.
Në përgjigjen për mediat, Salianji i ka ironizuar, duke thënë, “edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai.
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Pyetje: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Top Channel