Nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe njëherë rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, pasi dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi pezullimin e dhënë nga GJKKO.
Në fjalën e tij Berisha tha se argumentimi i shumicës në vendimin e Kushtetueses, ishte i njëjtë me deklaratat e kryeministrit, se pezullimi i Ballukut, paralizohej qeveria.
“Kreu i qeverisë doli kundër ndëshkimit të korrupsionit. Akt i tillë është ndër më të pashembullt, në një vend që aspiron integrimin Europian. Nëse lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, deklaratat e avokatit Edi Rama. Ata vendosin pezullimin e pezullimit, sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të ankimimit në shkallë të tjera të procesit gjyqësor.
Ata morën të mirëqenë pretendimin e Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i ‘lubisë’. Qeveria nuk pezullohet as me 5 ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë dhe këto pretendime të Edi Ramës, është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij. Shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqsor, mund të luftohet realisht korrupsioni“-tha Berisha.
Top Channel