Tragjedia me 40 viktima në Zvicër, merret vendimi për çiftin e pronarëve, gjykata vendosi që…
BE pritet të vendosë javën e ardhshme nëse do të përdorë dhjetëra miliarda euro nga asetet e ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, por Hungaria kundërshton fort këtë plan.
Në samitin e së enjtes, 27 udhëheqësit e BE-së do të votojnë për propozimin, i cili kërkon mbështetjen e dy të tretave të vendeve anëtare. Nëse miratohet, blloku do të mund të përdorë fitimet nga asetet e ngrira ruse të mbajtura në Evropë.
Hungaria ka deklaruar se nuk do ta mbështesë nismën, duke e cilësuar si “të paligjshme”. Kryeministri Viktor Orbán reagoi sot në rrjete sociale, duke ngritur alarmin se ky hap do të shënonte një pikë kthese të rrezikshme për BE-në.
“Brukseli do të kalojë Rubikonin sot (hapa të rrezikshme), me një votim me shkrim që do të shkaktojë dëme të pariparueshme për Unionin,” shkroi Orbán. Ai theksoi se Hungaria proteston vendimin dhe “do të bëjë çmos për të rivendosur një situatë të ligjshme”.
Tensionet mes Budapestit dhe Brukselit vazhdojnë të rriten ndërsa BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Top Channel