VIDEO/ Xhupi me shenja gjaku, pamjet e rënda nga sherri pranë gjimnazit në Shkodër, tre të plagosur
12/12/2025 11:51
Një plagosje me armë të ftohta është regjistruar në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës.
Top Channel ka siguruar pamjet e rënda nga vendngjarja ku ka ndodhur plagosje mes të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”.
3 të rinj janë paraqitur në spital të plagosur me sende të forta dhe thikë që janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bluzat e bardha thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel