“Vlerësimet e Komisionit Europian nuk shquhen për bujari”/ Hapat për anëtarësimin në BE, Rama: Sfidë e vazhdueshme

11/12/2025 11:23

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, foli për vlerësimet europiane për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai u shpreh se Komisioni Europian vlerëson me përpikmëri dhe pa asnjë tolerim të gjitha hapat e ndjekura.

Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se është sfidë e vazhdueshme për matjen e integritetit të procedurave, por edhe inkurajim.

“E dimë që vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë, por janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi.

Matja e integritetit të procedurave njëkohësisht integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është pikërisht puna e tyre, çka për ne përbën sfidë të vazhdueshme por edhe arsye për tu ndjerë të inkurajuar, aty ku dukej e pamundur faktikisht.

Pikërisht krijimi i një sistemi auto-imun, jo vetëm kundër kuptimit të përgjithshëm ndaj korrupsionit, por ndaj numrit të jashtëzakonshëm për metër katrorë të komshinjve, kushërinjve, krushqve dhe lidhjeve të tjera familjare”, tha kryeministri Rama.

Top Channel