Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Tashmë ka nisur seanca plenare e ditës së sotme, teksa situata nuk duket e qetë që në minutat e para.
Gjatë fjalës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në sallë u dëgjuan zhurma nga opozita për t’i ndërprerë fjalën.
“Më lini ta mbaroj fjalën”, iu drejtua Peleshi deputetëve.
Sipas rendit të ditës, parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, ku janë gjashtë kandidatë.
Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama.
Top Channel