Me 85 vota pro, dhe 3 kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.

I pranishëm vetëm për këtë votim ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë i gjithë grupi i PD braktisi sallën.

Ndërkohë, kandidatët e tjerë u votuan si më poshtë:

Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenime dhe 7 kundër

Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenime dhe 7 kundër

Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenime dhe 14 kundër

Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta