Presidenti Bajram Begaj ka uruar Klodjan Brahon për marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK.

Në një reagim në rrjetin social “X”, Begaj shprehet se drejtimi i SPAK është përgjegjësi e lartë, dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

Begaj nënvizon se SPAK nën drejtimin e Dumanit, ka dhënë rezultate konkrete.

Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin“-shkruan Bajram Begaj.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta