Erling Haaland: Më mungon…; Deklaratë dashurie drejtpërdrejtë në TV për yllin e Realit, mos ishte sinjal transferimi?
Trajneri spanjoll e vlerësoi Rodrygon pas fitores së Manchester Cityt ndaj Real Madridit.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Gurdiola nuk e ka fshehur admirimin e tij për Rodrygon e Realit të Madridit pas fitores 2-1 të të dy ekipeve në Ligën e Kampionëve.
Rodrygo, i cili shënoi golin e vetëm të Realit të Madridit (të parin e tij këtë sezon në nëntë muaj), ka pasur një vit të vështirë, duke u lënë shpesh jashtë formacionit titullar të Xabi Alonsos. Megjithatë, Guardiola nxitoi ta lavdëronte atë: “I thashë Rodrygos se është shumë i mirë. Është një lojtar i një niveli tjetër…ky djalosh është një lojtar i një niveli tjetër. Jam i lumtur që është kthyer. Është shumë, shumë i mirë”, pranoi trajneri spanjoll menjëherë pas ndeshjes.
Sezon i vështirë dhe thashetheme për largim
Në sezonin e tij të shtatë në Madrid, braziliani 24-vjeçar ka bërë 18 paraqitje, vetëm pesë si titullar, me vetëm një gol dhe një asist. Me kontratën e tij që skadon në vitin 2028, thashethemet për largimin e tij të mundshëm nga Santiago Bernabeu verën e ardhshme janë intensifikuar, me interesin e lartë që vjen nga Anglia. Deklaratat e Guardiolës pritet ti shtojnë benzinë zjarrit të skenarëve të transferimeve. Vlen të përmendet se kjo ishte hera e dhjetë që Rodrygo u përball me Manchester Cityn e Pep Guardiolës, pasi kishte shënuar gjithsej pesë gola kundër tyre.
Top Channel