“E keqja banale e kombit jeni ju”/ Berisha në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelmoni mbi veten tuaj

11/12/2025 10:36

Gjatë seancës plenare maratonë të ditës së sotme, Sali Berisha, u shpreh ashpër në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“E keqja banalit e kombit jeni ju. Në garën e Avokatit të Popullit një ditë ky mbledh Komisionin dhe vendos, në mënyrë të diskutueshme. Me të drejtë ose jo s’mund ta them.

Vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë. Shikoni se çfarë, çfarë…

Atë që unë do ta quaja opozita që duam, kishte marrë firma dhe përmbyste vendimin e Ligjeve. Vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj. Vetëm e e vetëm që të grabisni avokatin e popullit, shumë rëndë.

 Komisioni i Ligjeve vendosi se nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për kandidat të deputetëve. Ju e dini që lepuri Surrelit nuk merr asnjë firmë.

Shiko çfarë bëni, i bëni edhe atij kukumale në qafë, për të realizuar një gjë të turpshme. Është një gjë shumë e ulët”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta