Sukses historik për Greqinë, ministri i Financave zgjidhet president i ri i Eurogroup
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi në Kuvend se diskutimi për Avokatin e Popullit është më absurdi i bërë ndonjëherë.
Ai u shpreh se sipas filozofisë së tyre, socialistët “dorëzojnë pushtet për të bërë shtet”.
“Diskutimi për avokatin e popullit, në fakt përfaqëson mënyrën se si jemi të ndërtuar, si funksionojmë dhe si ndahemi. Janë dy mënyra se si ne funksionojmë. Një nga diskutimet më absurde që ka bërë ky parlament. Dy filozofi, avokati i popullit është i ndërtuar mbi një ligj që ne maxhoranca socialiste e ka votuar në ’99.
Sipas filozofisë sonë të shprehur qartë nga lideri themelues Fatos Nano ne dorëzojmë pushtet për të bërë shtet. Një pjesë e asaj që quhet pushtet të jepet për të ndërtuar shtet. Kjo është fiolozofia jonë mbi të cilën funksionojmë. Nga momenti mbështetjes kjo histori merr fund. Ne kemi marrë vendim politik për mos të mbështetur me votë”, tha Blendi Klosi.
Top Channel