“Diella konkurroi Angelina Jolie, fenomen botëror”/ Rama: Ministrja e Prokurimeve Publike nuk do të veprojë e pavarur

11/12/2025 11:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.

Ai e krahasoi me aktoren Angelina Jolie, kjo për shkak të bujës që bëri ndërkombëtarisht, por u ndal edhe tek reagimet skeptike në lidhje me ministren e parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale në botë.

“Të gjithë e kanë dëgjuar Diellën sepse është bërë një fenomen botëror, është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në të gjithë botën ka arritur të konkurrojë Angelina Jolie, nga ana tjetër kenë dëgjuar të gjithë skeptikët në lidhje me hyrjen e Diellës në këtë proces (Prokurimet Publike). Skeptikët e të cilëve algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndër të tjera ai zbuloi se ministrja Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur.

“Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Do të jetë i bazuar në të gjithë ligjin për prokurimet. Cilido që do të dojë ta rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë i pagjurmueshëm”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta