Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Pas ceremonisë në selinë e PD për 35-vjetorin e rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye në seancën plenare të Kuvendit.
Ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se në këtë proces u dhunua ligji, duke ndikuar në rezultatin final.
“Për funeralin e votës së lirë që partia në pushtet e ngërthyer nga të gjitha anët, nga interesat kriminale, bandat kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye, farsë tipike e narko-diktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar botëror në të gjithë periudhën parazgjedhore. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të manipuluar votën e tyre, narko-regjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve, Giro D’Italia.
Arrestoi në vitin elektoralë liderë të opozitës, apo i vuri në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin, shteti elektoral përdori gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet dhe vendimmarrjen, në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre”, tha Berisha.
Top Channel