Pas humbjes me City-n, drejtuesit e Realit zhvilluan një mbledhje urgjente dhe vendosën për të ardhmen e trajnerit Alonso
Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se mosha është vetëm një numër. ‘Ylli’ portugez realizoi një gol vendimtar në fitoren e Al Nassr kundër Al Wahda-s në Abu Dhabi, duke ndezur stadiumin me klasin e tij dhe me festën ikonike “Siuuu”, që elektrizoi publikun.
Epërsia e Al Nassr erdhi falë një skeme të përgatitur në mënyrë perfekte nga goditja e shkurtër nga këndi. Pasi topi u kthye shpejt në brendësi të zonës, Kingsley Coman befasoi mbrojtjen me një pasim të bukur me thembër. Ronaldo u gjend në kohën e duhur, goditi menjëherë me të parën dhe mposhti portierin me një diagonale të saktë dhe plot fuqi. Stadiumi shpërtheu ndërsa topi përfundoi në rrjetë.
Menjëherë pas golit, Ronaldo iu drejtua tifozëve dhe dhuroi festën e tij të famshme. Brohoritjet u përhapën në të gjitha tribunat, ndërsa atmosfera u kthye në një spektakël të vërtetë, tipik për ndeshjet ku luan portugezi.
Çdo ndeshje e Al Nassr me Ronaldon në fushë tërheq interes botëror, dhe sfida në Abu Dhabi nuk bëri përjashtim. Performanca e tij, lidershipi dhe aftësia për të vendosur ndeshje vazhdojnë ta bëjnë një nga figurat më të ndjekura në futbollin modern.
Kliko këtu për videon.
Top Channel