Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Luhet në Madrid një nga ndeshjet më të mëdha të Champions League të viteve të fundit, Reali Madrid-Manchester City, dy ekipe që në vitet e fundit e kanë shndërruar këtë përballje europiane në një klasike të Europës.
Pas golit të Rodrigos, skuadra e Guardiolës ju përgjigj në pjesën e parë me një përmbysje nga 1-0 në 1-2. Në fillim, O’Reilly dhe më pas me penallti i, frikshmi Haaland shënon golin e avantazhit. Epërsisë që i mbajti përpara anglezët deri në fund.
Por ajo që bie në sy është statistika e frikshme e norvegjezit Haaland. Me golin e shënuar deri më tani ai shkon në 51 gola në 50 ndeshje si titullar në Ligën e Kampioneve, ndërsa në tërësi, ai ka marrë pjesë në 55 ndeshje të Champions League duke kontribuar edhe si zëvendësues dhe mban rekordin e 55 golave në 55 ndeshje.
Top Channel