Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.
Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.
“Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë europiane, që ashtu siç shkruan Ismail Kadare, një emër Gjergj e kishte si Dielli, tjetri si Hënë, Skënderbe.
Të vetëdijshëm, siç thoshte Montesquieu, nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita, kombi e njeh më mirë vetveten.
Duke themeluar urdhrin e Skënderbeut, me këtë tekst, për kujtim të shpalljes së Republikës së Shqipërisë, themelohet Urdhri dhe Medalja e Skënderbeut, si i vetmi urdhër zyrtar.
Lejomëni t’ju sjell në vëmendje fjalët e Napoleon Bonaparte, kur themeloi Urdhrin e Legjionit të Nderit, ishte një republikan i lindur dhe tha që ka një qeveri e shtete, por çfarë janë institucionet, një masë e vogël rëre që i duhet hedhur një masë graniti. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në Shqipërinë e Re”, tha ndër të tjera Rama.
Top Channel