Salah si “vera”, sa më i madh në moshë më shumë po paguhet, ja sa janë të ardhurat e tij
Kapiten Amerika nuk preket. Dhe jo vetom sepse paraqitjet e tij janë prej superheroi, por më shumë për faktin se lojtarë si Christian Pulisic ka shumë pak vërdallë. Kështu që të gjithë ulen në një tryezë për të kërkuar kuadrin për një zgjatje të kontratës të shoqëruar me një rritje të pagës së futbollistit .
Aktualisht Pulisic ka një kontratë me Milanin deri në 30 qershor të 2027, por kuqezinjtë kanë opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Në letër duket se është e mjaftueshme, por rasti Maignan, ka bërë që klubi të nxjerrë mësime që të mos e tërheqë shumë litarin. Me fjalë të tjera në rastin e Pulisic do të ketë një tjetër qasje.
Ideja në fakt është ajo e përshpejtimit të hapave dhe mbylljes së marrëveshjes sa më shpejt të jetë e mundur. Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare kërkon të bindë Pulisic të nënshkruajë një kontratë deri në 2030, ndërsa amerikani në krahun tjetër kërkon një rritje page nga 4 milionë në 5 milionë euro. Pra është një rritje page e arsyeshme, për të cilën drejtesit kuqezi, janë gati që të diskutojnë
Padyshim që nuk është një çështje e mbyllur, por mund të thuhet se ajo nuk do të zgjasë shumë dhe se gjithçka pritet të përfundojë kur të hyjë viti i ri. Për më tepër, vetë Pulisic nuk e ka fshehur kurrë se ndihet mirë te Milani dhe në Busto Arsizio, ku jeton në një shtëpi me kopsht të madh dhe larg dritave të qytetit. Kështu që, tani janari do të jetë momenti që do të zgjidhë problemin qendërsulmues, rol që mbeti i zbuluar pas largimit të Olivier Giroud.
Top Channel