“Jetoj në Barcelonë, por udhëtoj shpesh në Tiranë”/ Nga jeta personale te Real-City, zv.trajneri i Shqipërisë: ‘Qytetarët’ më të fortë
Në muajin mars, Kombëtarja shqiptare ka dy ndeshje shumë të rëndësishme sic janë ato të fazës së playoffit të Botërorit 2026, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të bëjnë historinë.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj në kanalet zyrtare të FSHF komentoi rrugëtimin e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 teksa e konsideroi 2025 si vitin më të mirë…
‘Ky vit mund të ketë qenë viti më i mirë në kombëtare. Ishte një grup shumë i fortë që shumica e tifozëve mendonin se ne ndoshta nuk do të mund ta kalonim, por ja që ia dolëm të jemi në vendin e dytë, vetëm se më vjen keq se në vitet e mëparshme në botëror shkonin dy skuadra, kurse këtë radhë na ra që vendi i dytë duhet të luajë playoffin, por gjithsesi ishte një vit shumë i mirë-tha Elseid Hysaj
Elseid Hysaj për këto kualifikuese veçoi sfidën e Kombëtares me Serbinë në Tiranë, pasi sipas tij ishte pikërisht kjo sfidë që përcaktoi drejtimin e skuadrës sonë
‘Besoj se ndeshja me Serbinë këtu në shtëpi ishte më e mira, sepse treguam karakter. Ishte një ndeshje shumë e bukur që mund ta fitonim dhe që aty besuam se ndeshja e radhës në Serbi do të ishte vendimtare për ne, por kishim mundësi për fitore sepse sic thamë ndeshja në Shqipëri ishte një sfidë e luajtur mirë dhe kishim shanse dhe morëm besimin. Kjo ndeshje na ndryshoi mendimin për kualifikimin-shtoi Hysaj
Në gjysmëfinalen e playoffit, Kombëtarja do të luajë me Poloninë, që Hysaj e vlerësoi në maksimum
‘Polonia është një skuadër shumë e fortë. Unë mendoja se do të na binte një skuadër më e lehtë, por futbolli është i bukur se mund të kesh ndeshje të vështira dhe mund t’i fitosh. Në futboll mjafton 1 minutë që të gabosh apo 1 minutë të ndryshon jetën ose fiton ndeshjen dhe mund të kualifikohesh. Por gjithsesi e dimë, kemi luajtur shumë ndeshje ndaj Polonisë, kemi pasur edhe humbje, por nëse luajmë si me Anglinë këtu dhe Serbinë atje, kemi mundësi për kualifikim’-tha mbrojtësi shkodran
Nëse kalon gjysmëfinalen kombëtaren e pret Ukraina ose Suedia dhe Hysaj bëri të ditur preferencën e tij
‘Të them të drejtën nuk e di cilën preferoj. Si Ukraina ashtu edhe Suedia janë skuadra të forta, edhe pse Suedia ka pasur disa luhatje, sepse i kemi parë ndeshjet e Suedisë ka pasur humbje. Gjithsesi është një skuadër shumë e fortë edhe ajo me emra, por të them të drejtën Suedinë kisha pak më shumë qejf-përfundoi Elseid Hysaj.
Top Channel