“Vlerat që Shqipëria sjell në familjen europiane”, Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

09/12/2025 17:44

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE.

Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE.

Spiropali shkruan se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.”

– Postimi i Spiropalit:

Intensifikimi i veprimtarisë diplomatike me vendet e BE.

Takimi periodik me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE, për hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta