Novak Djokovic bëri një parashikim të papritur për Kupën e Botës 2026, duke folur nga Abu Dhabi, ku ishte për finalen e sezonit të Formula 1.

Legjenda e tenisit, kur u pyet se cila skuadër kombëtare mendon se do ta fitojë Kupën e Botës dhe cilët do të jenë finalistët, la mënjanë favoritët klasikë dhe “votoi” për Portugalinë dhe Meksikën. “Do të jem i drejtpërdrejtë: Portugalinë dhe ata do ta mundin Meksikën në finale”, tha ai në mënyrë karakteristike.

Kur gazetari e pyeti pse nuk i futi në ekuacion fuqitë tradicionale si Spanja ose Franca, Djokovic këmbënguli: “E di, prandaj thashë se do të jem i drejtpërdrejtë. Portugalia do të arrijë në finale dhe do ta fitojë atë!”

Nëse superylli serb konfirmohet, do të ishte një arritje historike, pasi Portugalia nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, ndërsa Meksika nuk është paraqitur kurrë në një finale. Ndërkohë, Kupa e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, do të jetë shansi i fundit i madh i Cristiano Ronaldos për të ngritur trofeun që i ka munguar karrierës së tij të shkëlqyer.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta